Dhuna në familje, KLD: Gjykatat pa "database", s'ndihmojnë dot as policinë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Gjykatat shqiptare nuk kanë një bazë solide të dhënash për dhunën në familje, ç'ka ka vështirësuar identifikimin e rasteve, monitorimin dhe analizën e të dhënave.
Mungesa e statistikave dhe amullia në identifikimin e dhunës ka sjellë probleme në gjykimin e çështjeve nga vetë gjyqtarët dhe përplasje me Policinë e Shtetit, nga ana tjetër, institucionet dhe shoqatat që merren me të drejtat e njeriut e kanë më të vështirë të sugjerojnë apo ofrojnë mbështetje ligjore për mbrojtjen e familjarëve të dhunuar apo të të drejtave të tyre; natyrshëm, edhe të përpunojnë projektligje për mbrojtjen e individëve.
Mungesa e një baze të dhënash është vetëm një konkluzion në morinë e shumë të tjerëve që kanë dalë pas një inspektimi të KLD-së në 28 gjykata të vendit.
Kontrolli është kryer për çështjet e gjykuara gjatë një viti e gjysëm, nga 1 janari 2011 deri në 30 qershor 2012.
Në konkluzionet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë se për shkak të mungesës së të bazës së të dhënave, "Gjykata të ndryshme kanë ndjekur praktika të ndryshme regjistrimi, duke vështirësuar edhe nxjerrjen e statistikave, si dhe duke penguar në disa raste edhe gjykimin për shkak se gjyqtarët japin dorëheqje në çështje që i kanë gjykuar më parë.
Gjithashtu, as sistemi elektronik i menaxhimit të integruar të çështjeve ICMIS nuk është i përshtatshëm për regjistrimin specifik të çështjeve të dhunës në familje.
Baza e të dhënave nuk është solide jo vetëm në gjykatë, por i mungon edhe përputhshmëria me të dhënat nga institucionet e tjera, të përfshira në zbatimin e ligjit për dhunën në familje.
Në inspektim është konstatuar se edhe policia e shtetit nuk ka të dhëna solide mbi këto çështje sepse për të njëjtin rast, kanë paraqitur dy kërkesa të veçanta në gjykatë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form