Ekspertët juridikë kërkojnë përgjegjësi nga Geshkovska

alsatmtv 2015-08-22

Views 3

Fjala e fundit e prokurores Gordana Geshkovska në procesin gjyqësor "Monstra", ka nxitur reagimin e ekspertëve juridik. Sipas tyre, Geshkovska bëri kualifikime të rënda ndëretnike dhe ndërfetare të cilat nuk korrespondojnë aspak me provat. Ekspertët juridik Mersim Maksuti dhe Osman Kadriu iu bënë thirrje Prokurorisë shtetërore që të kërkojë përgjegjësi nga Geshkovska, për shpërdorim detyre dhe shkelje të Kushtetutës.

"Kushtetua e Maqedonisë, një nga parimet bazë që ajo ndalon është që nuk guxohet në këtë shtet të çohet me dhunë kundër rendit kushtetues dhe nuk guxohet asnjë të mbjellë urrejtje nacionale, pra këto janë dy çështjet të cilat i ndalon më rreptësisht sistemi kushtetues i këtij shteti, aq më tepër kur urrejtja nacionale vjen nga zyrtarët më të lartë të shtetit, në këtë rast të prokurorit publik në Maqedonisë. Prandaj është një deklaratë dhe paraqitje e dënueshme dhe aq më tepër kodi penal parashikon dënime përkatëse", deklaroi Mersim Maksuti, ekspert juridik.

"Prokuroria shtetërore nëse mendon, por duhet në atë drejtim të shpreh mendimin e saj, se ajo ka bërë tejkalim të kompetencave dhe keqpërdorim të pozitës me këto kualifikime që kanë qëllim nxitjen e urrejtjes ndërnacionale, ndërfetare, procedura duhet të ushtrohet nga vetë prokuroria, aty në rend të parë ka përgjegjësi politike; që do të thotë marrja në pyetje për ushtrimin e mëtutjeshëm të funksionit prokurore publike dhe nëse në veprimet e saj hasim në elemente të ndonjë vepre konkrete penale pse jo të mos ushtrohet edhe procedura për vepër penale", tha Osman Kadriu, ekspert juridik.

Për ekspertin juridik Osman Kadriu do të ishte problematike nëse qëndrimet e prokurores Geshkovska mbështeten institucionalisht nga Prokuroria shtetërore, megjithëse sipas tij të dhënat flasin në këtë drejtim. Kadriu gjithashtu vlerëson se nëse gjykata i pranon këto propozime të prokurores do të paraqitet dëshmi shtesë se në Maqedoni nuk kanë përfunduar akoma gjykimet politike.
"Në rast se gjykata i pranon këto propozime të prokurorisë atëherë përsëri do të rezultojë se gjendemi përpara një procesi me prapavijë politike, ky gjykim do të mbështetet me fakte dhe akte të montuara pra tërë procesi gjyqësor do të jetë proces i montuar politik. Nëse ndodh kjo, atëherë edhe ky proces gjyqësor do të jetë një dëshmi plus se gjykimet politike në Maqedoni nuk kanë përfunduar", u shpreh Osman Kadriu, ekspert juridik.

Neni 68 i ligjit për Prokuror Publik parashikon që Prokurori mund të shkarkohet nga funksioni; për shkak të shkeljes së rëndë disiplinore; për shkak të ushtrimit joprofesional dhe të pandërgjegjshëm të funksionit të prokurorit publik. Ndërkaq, në bazë të nenit 71, ushtrimi joprofesional i funksionit të prokurorit publik nënkupton: Mungesë e profesionalizmit që ndikon në cilësinë e punës; mosnjohje të ligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare; zbatim të gabuar ligjesh, marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe përgatitje jo cilësore të vendimeve të prokurorit publik. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form