GJIROKASTER - 50 çertifikata pronësie janë shpërndarë sot nga ALUIZNI në rajonin e Gjirokastrës. Banorët, të cilët pas shumë vitesh janë bërë pronarë të ligjshëm të objekteve të tyre, kanë vlerësuar mbajtjen e premtimit nga qeveria , për legalizimin e plotë, të objekteve dikur jo legale.
Ndërkohë janë mbi 200 dosje legalizimi në proces shqyrtimi përfundimtar dhe brenda pak ditësh, do të bëhet shpërndarja e tyre. Drejtori i ALUIZNIT Gjirokastër Theodhori Millo, ka kërkuar prej banorëve të tjerë, që të plotësojnë dokumenatcionin e munguar në dosjet që kanë aplikuar pasi në këtë mënyrë, ata do të rezultojnë përfitues të këtij procesi. Sa i përket, ndërtimeve në pjesën muzeale të Gjirokastrës, Millo ka pohuar se do të zbatohet legjslacioni në fuqi.
"Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të qarkut Gjirokastër, të afrohen dhe të bashkëpunojnë me drejtorinë e ALUZNI-t se kanë hedhur një kërkesë brenda këtu dhe nuk i dihet fati. Të vijnë, të plotësojnë dokumentacionin, dhe të vazhdojmë sa më shpejt t'i bëjmë pronarë të djersës dhe mundit të tyre. Me zonën muzeale do të zbatohet ligji pikë për pikë. Ato që përmbushin kriteret e zonës muzeale mund të legalizohen, në të kundërt është laksative që nuk bëhet asgjë." tha Theodhori Millo
Në zyrat e ALUZNI-t Gjirokastër, gjenden të arshivuara 1680 aplikime për legalizim objektesh.