A1 Report - Marku: S'mund te shenjterohemi nga serb dhe rus, antishqiptare!

Report TV 2015-08-22

Views 2

ELBASAN - Shenjtërimi i Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë ditën e djeshme ka ngjallur debate për mbajtjen e meshës në gjuhën greke si dhe për prezencën e patriarkut rus Kiril dhe atij serb Irenej, të njohur për qëndrimet e tyre antishqiptare.

Në fjalën e tij At Nikolla Markut, ka dënuar mbajtjen e kësaj meshe nga Janullatos në gjuhën greke duke e cilësuar si një djall dhe oligark fetar në dëm të shqiptarëve.

Duke folur nga Elbasani, At Nikolla Marku ka akuzuar edhe prezencën e patriarkëve serb dhe rus në meshën e zhviluar dje, ku ka theksuar se këto personalitete fetare janë të njohur për politikat e tyre antishqiptare ku sipas tij frymëzojnë politika ekstremiste kundër shqiptarëve dhe kosovarëve.

Marku shprehet në deklaratën e tij, se këto personalitete janë oligarkë fetarë të cilët jetojnë në luks dhe nuk përfaqësojnë krishtërimin. Sipas tij mesha e mbajtur dje kërkon të njollosë fuqinë e shenjtërimit ndërsa u bëri thirrje atyre që të mbajnë të tilla mesha të tregojnë më parë punën që ata bëjnë në dëm të Shqipërisë.

"Kur të shënjteron djalli Anastas Janullatos. Për të përligjur veprimtarinë e tij antishqiptare, Janullatos duhet tu tregojë këtyre personalitetve të ardhura në Tiranë se çfarë pune bën ai në dëm të Shqipërisë, si e përdor aktin e shenjtërimit në emër të Zotit tonë në tokën e Jezu Krishtit. Të gjithë këto delegacione dhe me personalitete shumë të rëndësishme për ortodoksinë botërore me përjashtim të disave si ai serb dhe rus të cilët shquhen për trajtim racist, shovinist në dëm të kombit shqiptar. Patriarku rus mbështet Kremlinin zyrtar për ngjarjet kundër Ukrainës, Patriku serb ka kohë që frymëzon qarqe ekstremistë kundër kombit shqiptar në Kosovë, sidomos në veri të saj. Shikoni mënyrën e të jetuarit të oligarklisë politiko-ekonomike të këtyre nejrëzve që jetojnë më mirë. Porositë, udhëzimet dhe drejtimi i kishës ortodokse duhet të mbështetet mbi jetën e Krishtit dhe jo në lluksin e atyre që e kryqëzuan. Kjo oligarki aspak fetare në të vërtetë sot me veprimtarinë e saj do të njollosë fuqinë e vërtetë të shenjtërimit dhe Zotit tonë Jezu Krisht. Le të marrin pak shembull nga jeta personale e Papës Francesku" shprehet At Nikolla Marku në deklaratën për media.

Katedralja ortodokse "Ngjallja e Krishtit" u shenjtërua ditën e djeshme, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos si dhe me prezencën e disa prej personaliteteve më të mëdha fetare në botë si dhe të politikës shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form