A1 Report - Rama: Ish-ministra do shkojne ne prokurori per korrupsion

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalën e tij pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS tha se ish-minstra dhe ish-zyrtarë shumë të lartë shumë shpejt do të paraqiten në prokurori për hetime për korrupsion.

Sipas kryeministrit Rama edhe pse duhet një përmirësim i legjislacionit për të forcuar shtetin e së drejtës, sipas tij nuk e ka penguar ligji prokurornië lidhur me çështje që qeveria ia ka vënë në dispozicion. Kryeministri theksoi se edhe pse volumi i këtyre dosjeve është shumë i madh, ka ardhur koha që këta persona të vihen para drejtësisë.

"Kur flasim për korrupsionin duhet një sistem drejtësie në lartësinë e sfidës, dhe ne nuk e kemi, prandaj duhet një reformë në këtë sistem drejtësie. Ka filluar puna për hartimin e kësaj reforme, ndërkohë nuk janë ligjet që e kanë penguar prokurorinë lidhur me çështje që ja kemi vënë në dispozicion fare të qarta. Janë çështje që lidhen me zyrtarë të lartë dhe shumë të lartë, dhe me korrupsion. Të tjerë ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë do të paraqiten në prokurori për hetime. Sigurisht volumi është i madh por ne nuk do të shmangemi." tha Rama

RAMA: SHQIPERIA MERITON STATUSIN, TANI CDO GJE NE DORE TE BE
Duke folur në lidhje me statusin e vendit kandidat, në një moment kur Shqipëria pret nesër publikimin e progres-raportit nga Komisioni Evropian, Kryeministri Rama përsëriti qëndrimin e tij se vendi ynë e ka merituar që në dhjetor marrjen e statusit. Ai tha se nëse raporti do t'i qendrojë prirjeve pozitive të nisura që në dhjetor për punën e bërë të qeverisë, atëherë sipas tij kjo do të thotë se Shqipëria e ka bërë detyrën e vetë.

Teksa u shpreh optimist për marrjen e statusit kandidat, Rama shtoi se sot fatmirësisht ende mazhoranca në PE është e forcave pro-BE-së dhe jo euroskeptikëve.

"Raporti që vjen nesër do të tregojë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për statusin. Ju e dini pikëpamjen time, se Shqipëria duhet ta merrte statusin që në dhjetor. Besoj se mosdhënia nuk i bëri mirë as vendit tonë as rajonit. Kjo është Europa e sotme dhe detyra jonë është që të bëjmë detyrimet e shtëpisë. Në rast se progresi konfirmon prirjet e muajve të parë dhe nëse konfirmon se qeveria i ka plotësuar kërkesat duke nënvizuar se trendi është ai i stabilizimit të bilancit pozitiv do të thotë që e kemi kryer detyrën dhe pastaj vendimarrja i takon të gjitha vendeve anëtare, dhe siç nuk lidhej në dhjetor, aq më pak lidhet tani me vendin tonë pas zgjedhjeve, dhe këto masa e kanë vënë BE në dilema të forta. Fatmirësisht sot forcat pro-BE janë ende maxhoritare, dhe pavarësisht rritjes së euroskeptikëve le të shpresojmë që kurajo dhe përballja e drejtpërdrejtë me ta do të rezultojë fituese. Ne nuk kemi dyshime se progres raporti do të flas ë për atë që kemi bërë edhe pse do të flasë në disa fusha, kur puna e qeverisë ka qenë në të gjitha fushat. Shifrat flasin vetë, por ulja e kriminalitetit po ashtu rënia e vrasjeve dhe grabitjeve me dhunë, sasia e madhe e drogës dhe kapja e perso...

Share This Video


Download

  
Report form