A1 Report - INUK, vijon aksioni tek Uji i Ftohtë per prishjen e objekteve pa leje

Report TV 2015-08-22

Views 3

VLORE - INUK vijon aksionin në ditën e dytë të tij për prishjen e objekteve pa leje në zonën përgjatë Ujit të Ftohtë në Vlorë. Aksioni i nisur ditën e djeshme, do të vijojë edhe sot me prishjen e disa objekteve të tjera të cilat janë pa dokumentacionin përkatës.

Shembja e tyre do të bëhet me fadroma e çekiç, ndërsa në ndihmë të inspektorëve të INUK janë edhe forcat e FNSH-së. Ditën e djeshme INUK, prishi disa objekte, mes të cilëve edhe banesa që nga viti 1930. Aksioni i INUK u ndesh fillimisht me protestat e banorëve të zonës të cilët u shprehën se nuk kanë marrë akoma dëmshpërblimin.

Megjithatë pas reagimeve paraprake, banorët lanë pronat e tyre, ndërsa INUK vijoi prishjen e tyre. Ky aksion i INUK për prishjen e objekteve pa leje në këtë zonë, vjen në kuadër të projektit 'Lungomare' të miratuar nga qeveria, i cili do të fillojë punimet e tij në shtator.

Share This Video


Download

  
Report form