A1 Report - Unifikim arsimit Shqiperi-Kosove Rama: Dixhitalizimi nga "Google"

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Duke filluar nga ky vit, nëse një nxënës nga Shqipëria për arsye të ndryshme vijon shkollën në Kosovë dhe anasjelltas, nuk do të ketë më probleme me tekstet shkollore dhe as me ciklet e studimit. Kosova dhe Shqipëria nënshkruan këtë të martë marrëveshjen për unifikimin e sistemit arsimor parauniversitar dhe programet mësimore. Arsimi shqiptar do të orientohet nga modeli i Kosovës, i cili është i ngjashëm me atë evropian.

Sot u kry, ja dolëm të unifikojmë sistemin parauniversitar Shqipëri-Kosovë! Ka zgjedhur këto fjalë për të shprehur rëndësinë e një dite historike siç e cilësoi ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikola, ndërsa firmosi me homologun kosovar Ramë Buja marrëveshjen mes dy vendeve. Rama tha se kjo marrëveshje nuk do të ketë asnjë rëndesë mbi taksapaguesit ktej dhe andej kufirit.

"Firmosja e marrëveshjes do ta fusë këtë ditë si ditën që u vendos guri i themelit në rrugën e bashkimit të sistemin arsimor Shqipëri-Kosovë, drejt europianizimit. Nuk është kombëtarizimi për të bërë një unifkim Kosovë-Shqipëri nga njëra anë dhe Europa nga ana tjetër, por unifkim Kosovë-Shqipëri me Europën. Rruga e re e një bashkimi deri dje tërësisht të pamundur, dhe deri pak më parë tërësisht të dëshiruar por edhe në dukje të paarritshëm. Ja pra ku jemi sot, kemi firmosur të bashkohemi në rrugën e madhe të gjeneratës tjetër, duke bërë të mundur që gjenerata tjetër të marrë dijen në të njëjtat burime, dhe e bashkuar të unifiokohet me gjithë sistemin globat të dijes", u shpreh Rama.

Shqipëri-Kosovë unifikojnë sistemin arsimor, Nikolla:U kry!
"Shqipëria kalon në një sistem si Kosova, 5+4+3, me një fokus të veçantë për klasat parapërgatitore, që përkon me klasat për moshat 5-6 vjeç, për ta futur edhe këtë kategori në pjesën e sistemit të detyruar parauniversitar. Që këtë shtator, i jepet jetë kësaj kurrikule të re të Kosovës dhe Shipërisë. Ne mundësuam kështu pjesë të hapësirës shkollore europiane. Kurrikula e re mundëson lëvizshmëri, një nga parimet e integrimit të dy vendeve tona. Shqiptarët në Kosovë apo Shqipëri mund të vijojnë shkollën në çdo vend, sepse është kurrikula zyrtare e vendeve të BE. Duke ruajtur specifikën e vendeve tona do na çojë edhe në tekste të unifikuara. Kemi një marrëveshje jo për të rënë në parim, por për të filluar punën dhe vënien në jetë që ka prodhuar kjo ekspertizë e përbashkët, dokument strategjik për të filluar punën e sistemit paraunivesritar, që sëbashku me reformën janë shtyllat bazë për të thënë që në Shqipëri një erë e re fillon për të gjitha shyllat e sistemtit arsimor", -tha ministrja Nikolla.

Përmes kësaj marrëveshjeje mes dy vendeve, nxënësit do të jenë më të lehtësuar nga ngarkesa që kanë sot, por do të ketë më shumë cilësi. E njëjtë edhe për mësusit, të cilët sipas ministres Nikolla do të jenë të lehtësuar nga burokracitë, por më të "pavarur, më shumë kreativë dhe më shumë të mbështetur".

Rama: Guri i themelit në rrugen e arsimit
Kryeministri Edi Rama e cilësoi si "hapësirë kombëtare aktive" punë...

Share This Video


Download

  
Report form