Kryeministri Edi Rama deklaron se marrja e statusit të vendit kandidat nuk do të jetë një ditë feste me fishekzjarre dhe me koncerte ku merr pjesë Çiljeta, por do të jetë një përgjegjësi për të çuar më tej procesin. Rama tha se qeveria është e vendosur për të përfshirë opozitën në cdo reform dhe ligj, por nënvizoi se kjo mazhorancë është votuar për të drejtuar dhe këtë do ta bëjë.
"Ne kemi më shumë përgjegjësi dhe jo më shumë arsye për të festuar as sot dhe as ditën kur do të marrim statusin nuk do të ketë fishekzjarre në qiellin e Tiranës. Nuk do të ketë as koncert më vjen për Çiljetën. Nuk do të ketë koncert as miting kundër opozitës por një ditë për të shprehur rritjen e barrës së përgjegjësisë ndaj nesh. Besoj se e ndajmë bashkë që nuk është e lehtë të kërcesh as vallen e shpatave me një tjetër që nuk do, lëre të kërcesh Shtrausin kur tjetri s'do. Ky është një kërcim shumë i sofistikuar. Megjithatë ne do të bëjmë çmos t'i ofrojmë opozitës gjithçka të mundet të përfshihet në vallëzim . Jemi të vendosur që cdo reformë cdo ligj cdo hap ta diskutojmë me opozitë. Pro ne kemi fituar zgjedhjet dhe opozita i ka humbur. Kemi mandatin për ta çuar vendin përpara e kemi ne. Ne do dëgjojmë por do udhëheqim, pasi nuk mund të justifikohemi para KE se fajin e ka opozita. Ne nuk e kemi përdorur dhe nuk kemi ndërmend ta përdorim. DO bëjmë çmos që opozita të jetë pjesë por ne do të udhëheqim."
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/