FIER - Godina ku ushtrojnë aktivitetin e tyre disa tregtarë në Fier rrezikon shembjen. Godina, pamjet e së cilës janë fokusuar nga kamera e televizionit "A1 Report" ndodhet në një nga lagjet kryesore të qytetit të Fierit.
Mungesa i investimeve ka bërë që godina dykatëshe që dikur shërbente si zyrë e ndërmarrjes tregtare të shërbimit social të shkojë drejt rrënimit.
Shembja e godinës mund sillte pasoja të rënda për tregtarët që ushtrojnë aktivitetin brenda saj, por edhe për kalimtarët e shumtë që përshkojnë këtë rrugë.
Qytetarët i bëjnë apel bashkisë të marrë masa për restaurimin e kësaj godine ose ne të kundërt të shembet.