Tiranë- Digitalb festoi në një mbrëmje gala 10-vjetorin e krijimit. Festa në Pallatin e Brigadave mblodhi bashkë punonjës, personalitete të artit e sportit, politikanë dhe diplomatë.
Drejtori i përgjithshëm i Digitalb, Alban Jaho, në fjalën e tij vlerësoi vizionin e themeluesit të Top Medias Dritan Hoxha.
Ai shtoi se katër elementëve të jetës, të gjithë ata që ngriten Digitalb, u kane shtuar elementin e pestë, atë shpirtëror.
Një urim të veçantë në 10 vjetorin e platformës mbarë shqiptare, bëri edhe edhe Presidentja e Top Media-s, Vjollca Hoxha.
Pjesë e fetsës ishin edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e komisionit te Integrimit, deputetja e Partise Demokratike, Majlinda Bregu.
Vlerësimit të tyre për këtë platformë digitale nuk i kanë munguar as batutat.
Gjatë mbrëmjes u shfaq nje dokumentar i shkurtër mbi historikun e krijimit dhe zhvillimit të Digitalb përgjatë 10 viteve, versioni i gjatë i të cilit do të shfaqet së shpejti në kanalet e Digitalb gjatë të gjithë muajit qershor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/