A1 Report - Tregtaret hyjne me force te Tatimet protestojne per mbylljen e tregut

Report TV 2015-08-22

Views 0

LEZHE - Tregtarët në Lezhë kanë hyrë me forcë sot në zyrën e tatimeve, duke protestuar ndaj mbyllja së tregut dje nga inspektorët tatimorë, me pretendimin se janë të paregjistruar.

Ata kërkojnë një takim me drejtorin e Tatimeve për të shpjeguar situatën në fjalë, e cilësuar e padrejtë sipas tyre, pasi siç theksojnë tregtarët ata janë taksapagues të rregullt.

Gjithashtu një pjesë e tyre kanë bllokuar edhe rrugën e tregut, ndërsa kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi si dhe lejimin e tyre për të ushtruar aktivitetin. Vendimi i djeshëm i tatimorëve për mbylljen e tregut, solli protesta mes tregtarëve dhe inspektorëve duke shkuar edhe në konfrontime fizike.

Rreth 300 tregtarë, që shesin në këtë treg, kundërshtojnë prej mëse dy ditësh vendimin për mbylljen e tregut, duke shtuar se tatimorët "u kanë hequr bukën e gojës në mënyrë të padrejtë". Ndërkohë nga ana e tyre, organet tatimore shprehen se mbyllja e tregut të qytetit të Lezhës, vjen pasi tregtarët janë të paliçensuar dhe për rrjedhojë nuk kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin e tyre

Share This Video


Download

  
Report form