A1 Report - Mali i Zi kap anijen me banane dhe 250 kg kokaine per Shqiperi

Report TV 2015-08-22

Views 10

MAL I ZI -- Një sasi prej 250 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar nga autoritetet doganore malazeze në një kontenier, në portin jugor të Tivarit. Kokaina, që në fakt është sasia më e madhe që është kapur ndonjëherë nga Mali i Zi, u zbulua në dyshemenë e një kontenieri, ky i fundit i transportuar nëpërmjetet një anijeje që sillte banane nga Ekuador në Amerikën e Jugut, dhe që sipas kryedoganierit malazez kishte destinacion Shqipërinë.

Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur nën dyshemenë e një prej kontenierëve dhe ishte e ndarë në 223 pako, ndërsa vlera e lëndës narkotike nësë do të hidhej në treg arrin në 17 milionë dollar *(12.5 milionë euro). Mediat malazeze citojnë drejtorin e përgjithshëm të doganave në Malin e Zi, Vladan Jokoviç që thotë se anëtarët e Doganës në Portin e Tivarit kanë sekuestruar sasinë rekord të kokainës në anijen e porositur nga firmat në Shqipëri.

Dërguesi i mallit ishte Vimtcorp Company nga Ekuadori, ndërsa pritës figuronte firma Rrapo Company nga Republika e Shqipërisë, tha kryedoganieri malazez Jokoviç.

A1 REPORT mëson se "Rrapo Company" rezulton në Qendrën Kombëtare të regjistrimit të Bizneseve dhe sipas të dhënave në QKR ndodhet me seli në qytetin e Fierit dhe me pronarë Dritan dhe Nezike Rrapaj.

Mali i Zi dhe vendet e tjera të Ballkanit janë një rrugë kryesore tranziti për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore.

Policia kontroll ne kompanine Rrapo ne Fier, asnje gjurme droge
ORA 22:30 Një grup specialistësh të antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë sapo kanë përfundur kontroll në magazinat qëndrore të Kompanisë Rrapo në autostradën Lushnjë-Fier. Nga kontrolli mësohet se nuk janë gjetur drogë apo sende të tjera kompromentuese. Ekspertët kanë kërkuar dokumentacionet e importeve të kryera nga kompania si dhe po merren në pyetje punonjës dhe drejtues të firmës, procedurë që do vijojë deri rreth mesnate. Ende nuk ka asnjë urdhër-arresti apo dyshim të arsyeshëm për implikimin e kompanisë në trafikimin e 250 kg kokainë.

Si u zbulua droga ne dyshemene e kontenierit
Më 4 qershor 2014, zyra doganore e Zonës së Lirë të Tivarit ka kontrolluar një kontejner me banane, që ishte caktuar për një inspektim të hollësishëm duke aplikuar analizën e riskut. Fillimisht u skanua kontejneri, proces që pasoi me hapjen e kontejnerit nga departamenti i Anti-kontrabandës. Duke përdorur mjete të specializuara për zbulimin e narkotikëve, u vu re se në dyshemenë e kontejnerit ishte një ndarje e veçantë, ku ishin fshehur 223 pako me kokainë. Pas peshimit të pakove rezultoi se ato përmbanin 250 kg kokainë, me vlerë tregu deri 12.5 milionë euro.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/mali-i-zi-kap-anijen-me-banane-dhe-250-kg-kokain--p-r-shqip-ri-218345.html#sthash.ydQoMVKv.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form