Tiranë- Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për emërimet kriminale në adminstratë.
Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, tha se Rama përballë skandaleve të njëpasnjëshme po i fshihet përballjes me parlamentin, po i fshihet medias dhe niset për fundjavë turistike jashtë vendit.
Sipas saj në këto 9 muaj banditët më famëkeq të vendit, rekordmenët e shkeljet së ligjit, trafikantët më të paskrupullt të drogës, jo vetëm kanë riaktivizuar aktivitetin e tyre kriminal, por kanë marrë de fakto pushtetin.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/