Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu zgjodhën rafting në Kanionet e Osumit, Skrapar për të promovuar turizmin si potencial i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Ambasadori Arvizu u njoh me natyrën e bukur të kanioneve si dhe me adrenalinën që të ofron vozitja në lumin e Osumit.
Në fjalën e tij, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falenderoi Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Rafting për këtë mundësi për të shijuar natyrën e bukur shqiptare.
Në fjalën e tij, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falenderoi Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Rafting për këtë mundësi për të shijuar natyrën e bukur shqiptare. Ambasadori apeloi për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe apeloi në të njëjtën kohë për mbrojtjen e kësaj natyre.