A1 Report - IFC: 88% e banesave pa standarde per energjine,jo leje ndertimi për to

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE- Shqipëria ka të regjistruar 15 mijë banesa rezidenciale shumëkatëshe, por mbi 80 % e tyre nuk plotësojnë asnjë parametër minimal, për ruajtjen e energjisë elektrike. Sipas ekspertëve në vendin tonë rreth 47% e totalit të energjisë përdoret për banesat dhe vetëm 18% shkon për nevojat e industrisë.

Në këtë situatë drejtuesit e IFC-së, pjesë e Bankës Botërore, apelojnë bashkitë që të marrin në dorëzim asnjë apartament që nuk plotëson këtë kriter.

IFC ka organizuar një takim me ekspertë, ambientalistë dhe shoqata mjedisore në vend, me qëllim stimulimin e mënyrave të energjisë së rinovueshme. Sipas tyre, në këto kohë krize që po kalon sektori i energjetikës, orientimi drejt energjisë diellore, do të ndihmonte drejt zgjidhjes së këtij ngërçi.

Share This Video


Download

  
Report form