Akuzohet për abuzime, ish kreu i ALUIZNI-t Shkodër: Luftova korrupsionin

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 8

Ish drejtori i ALUIZNI-t në Shkoder Besnik Kastrati përmes një konference për shtyp ka reaguar në lidhje me proçedimin penal të nisur në drejtim të tij nga policia e Shkodres, me akuzën për shpërdorim detyre.

Ai thotë se për 3 vite që ka drejtuar zyrën e AKKP Shkoder i ka vënë fre korrupsionit në trojet bregdetare, si dhe në 6 muajt në krye të Aluiznit ka punuar vetëm me ndërshmëri.

Sipas Kastratit për asrye politike, persona të veçantë kanë marrë fushatë denigruese ndaj tij.

Në mbyllje të kësaj deklarate ai ka kërkuar nga ana e policisë së shtetit dhe media të caktuara të mos ndikohen politikisht, pasi është koha të flasin organet kompetente.

Policia e Shkodres ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Kastratit me akuzen së ky i fundit në bashkëpunim me një punonjës të Aluiznit kanë legalizuar duke shkelur ligjin, një objekt në fshatin Shelqet, bashkia Vau Dejes.

Share This Video


Download

  
Report form