KINE- Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në rrugët e qytetit Changsha në Kinë, kur ky ish fermer i kthyer në shpikës ka dalë nëpër rrugë me motoçikletën e tij të krijuar nga një valixhe, çka i ka bërë njerëzit të kthejnë kokën pas. Krijuesi i quajtur He Liangcai shpreson se kjo do të revolucionojë transportin personal por dhe valixhet.
Ai është një burrë në mes të 60-ve të tij tani, por tregon se pavarësisht se është lindur në një familje bujqësore ka patur gjithnjë një interes të veçantë për mekanikën. Atij i janë dashur gati 10 vjet dhe rreth 200$ për të realizuar këtë krijim që funksionon si një motoçikletë elektrike.
Këtë mjet Liangcai e krijoi fillimisht për distanca të vogla, por nëse ajo është plotësisht e karikuar mund të bëjë deri në 60 km me një shpejtësi mbi 20km/orë dhe ka një bateri që punon për 5-6 orë.
Ai shpjegon mënyrën e ndërtimit të valixhes dhe zëvendësimit të baterisë duke e vendosur në një karikues me energji të jashtme. Gjithashtu ai ka instaluar në skuterin e tij një sistem GPS, një buri dhe një kyç mbrojtës, përveç timonit, frenave dhe dritave.
Liangcai tregon se ka shumë besim tek shpikja e tij pasi do të jetë një mjet jo i kushtueshëm dhe efikas, që do të zgjidhë një problem të madh të njerëzve siç është trafiku, problemi i parkimit apo dhe problemet e ndotjes shpjegon ai.
Tashmë patenta e kësaj shpikje është në emrin e tij dhe ai mendon se çmimet e shitjes do të variojnë nga 700$ deri në 5,000$ në varësi të llojit, pasi ai ka ndërtuar disa në varësi të kërkesave personale të njerëzve.
Si përparësi kryesore në shpikjen e tij Liangcai konsideron faktin që mjeti i transporti dhe valixhja ku mund të transportosh shumë gjëra janë në një mjet të vet, dhe këtë e konfirmon dhe një qytetar që është shumë i intriguar nga e ideja e një motori të tillë, që i duket shumë e leverdishme dhe praktike.
Hedhja në treg më të gjerë pritet të ndodhë pas provave më të detajuara dhe përmirësimit të mëtejshëm të motoçikletës-valixhe.