Thuajse 10 ditë pas deklaratës se ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, ku i bënte thirrje Prokurorisë të hetonte marrëveshjen e Paktit Detar me Greqinë, të vitit 2009, pasi kish konstatuar shkelje të rënda, ish-kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar ato si sulmin e radhës që po i bëhet opozitës, konkretisht liderit të saj. Sipas Berishës kjo qeveri nuk do të jetë e aftë të zgjidhë problemin e paktit detar me Greqinë. Ndërsa ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, ka mohuar që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të ketë negociuar por në fakt nuk është e vërtetë, pasi mazhoranca e asaj kohe përmes deklaratave thoshte të kundërtën, madje ishte ngritur komision ndërministror i cili do të shqyrtonte të gjithë hapat e mëtejshëm për të përfunduar marrëveshjen për ujërat me Greqinë.