Organizohen karnavalet e Korçës, grupe edhe nga vendet e tjera të Ballkanit

Report TV 2015-08-22

Views 3

Për të shtatin vit radhazi Bashkia e Korçës ka organizuar mbrëmjen e së shtunës Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve duke çelur kështu zyrtarisht sezonin turistik veror. Plot 27 grupe korçare dhe nga vende të tjera të Ballkanit, kanë zhvilluar një paradë gjigante në Bulevardin Republika, për t'u ndalur më pas në Sheshin para Katedrales ku edhe kanë performuar magjishëm. Fantazia e personazheve, ngjyrave dhe kostumeve ka kaluar ç'do lloj imagjinate duke dhuruar një show të vërtetë karnavalesk.
Në këtë festival fantazia dhe realiteti ecnin se bashku duke dhuruar emocione pa fund.
Për kreun e bashkisë Sotiraq Filo festa tradicionale e Karnavalit synon të thithë sa më shumë turistë.
"Karnavalja në fakt është një traditë e hershme e qytetit tonë, por kjo traditë është rikthyer vitet e fundit nga ana e Bashkisë duke u dhënë sharmin dhe shkëlqimin e dikurshëm. Ne jemi përpjekur që vit pas viti të fusim elementë të rinj, këtë vit elementi i ri ishte organizimi ditën e djeshme e karnavaleve të fëmijëve në zonën e pedonales së qytetit të Korçës. Ndërkohë që sot organizohet pjesa kryesore e spektaklit në sheshin e rikonstruktuar para Katedrales së qytetit."-tha kreu i Bashkisë Korçë, Filo.
Prej vitesh Korça ka marrë emrin qyteti i festave, ndërsa mijëra vizitorë vendas dhe huaj bëhen pjesë e eventeve të ndryshme.

Share This Video


Download

  
Report form