Kosova voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

alsatmtv 2015-08-22

Views 5

Në Kosovë sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku të drejtë vote kanë rreth 1.8 milion qytetarë. Në zgjedhje garojnë 30 subjekte politike, prej tyre, 18 parti politike, 7 iniciativa qytetare, 1 kandidat i pavarur dhe 4 koalicione me gjithsej 1 mijë e 235 kandidatë për 120 deputetët e Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje garojnë për vetëm 100 ulëse, pasi që 20 të tjera janë të garantuara për komunitet pakicë. Nga këto ulëse të garantuara, 10 u takojnë subjekteve nga komuniteti serb dhe 10 të tjera komuniteteve minoritare jo serbe. Përveç disa problemeve të vogla teknike, deri tani nuk janë regjistruar parregullsi të mëdha që do të prishnin procesin zgjedhor i cili është vlerësuar si historik nga liderët e partive kryesore politike që kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit.

"Ju bëjë thirrje gjithë qetarëve të Republikës së Kosovës, në të gjitha pjesët e territorit të vendit që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzoj të drejtë e tyre Kushtetuese dhe ligjore, sepse vetëm kështu i ndihmojmë vendit dhe përcaktoj të ardhme e tyre. Këto zgjedhje përcaktojnë shkallën e pjekurisë të shteti të Kosovës", tha Atifete Jahjaga, presidente e Kosovës

"Kam besim të plotë se sot Kosova, qytetarët e sajë, spektri i saj politik do të dërgojë mesazhin më të mirë për botën se në Kosovë demokracia është në veprim, demokracia po zhvillohet jeta plurale po ngadhënjen, është një betejë e konkurrencës ndërsa në të njëjtën kohë sot është një ditë e veçantë, ditë historike, ditë e misionit të ri. Unë votova 58", deklaroi Hashim Thaqi, kryeministër i Kosovës.

"Unë pres që do të fitojnë qytetarët e Republikës së Kosovës në radhë të parë. Do të dëshiroja që të dalin të gjithë e të votojnë, sepse zgjedhjet janë mënyra më e mirë që qytetarët të vendosin qeverisjen e tyre dhe kjo është një shans i mirë për qytetarët. Unë uroj që zgjedhjet të shkojnë mirë, të jenë transparente, të rregullta dhe të japin rezultatet", deklaroi Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

"Sot qytetarë natyrisht po bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës për të ardhëm e shoqërisë sonë".

Qytetarët duhet të dalin sa më shumë dhe sa më shpejt në zgjedhje, për shkak se komisionarët vëzhguesit, KQZ dhe të gjithë zyrtarë të përfshirë në këtë proces, do të kujdesën që gjithë çka të shkoj sa më mirë, që edhe rezultati edhe procesi të jete demokratike kësi soj edhe legjitimiteti i kësaj date kaq të rëndësishme", u shpreh Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes.

"E shfrytëzova të drejtën time me votu. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës me votu. Me votë vendosim për jetën tonë jo vetëm këto vite por edhe më tutje , andaj është me rëndësi që të votojmë të gjithë", tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

"Nuk pres diçka të ndodhë, të paktën pres që gjendje të stabilizohet kurse nuk do të ketë ndonjë peshë të madhese sa deputet mund të fitojnë partitë serbe", tha një banor serb.

Procesi zgjedhor monitorohet nga organizata vendase dhe ndërkombëtare, përfsh...

Share This Video


Download

  
Report form