A1 Report - Mbyllen votimet ne Kosove KQZ: Pjesemarrja mbi 43%

Report TV 2015-08-22

Views 0

PRISHTINE- Në Kosovë, në orën 19:00, janë mbylluar zyrtarisht 2374 qendrat e votimit, ndërsa ka filluar procesi i numërimit. Sipas KQZ deri në orën 19:00, pjesëmarrja në këto zgjedhje ka shënuar 43.17 %. Në këto zgjedhje vërehet një ulje e numrit të votuesve krahasuar me zgjedhjet e 2010, e konfirmuar kjo edhe nga Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka për A1 Report, ndërkohë që rezultati përfundimtar pritet të dalë pas mesnatës.

Për herë të parë në zgjedhjet e sotshme kanë votuar edhe komunat e veriut të Kosovës, për të zgjedhur 38 subjektet politike të cilat garuan për 1 vend në parlamentin 120 vendësh kosovar.

Sipas prokurorisë gjatë këtyre zgjedhjeve janë lëshuar gjithsej 10 urdhërarreste për persona të dyshuar se kanë manipuluar votat duke dhënë ose marrë ryshfet, por sipas autoriteteve kosovare nuk janë shënuar incidente problemtike gjatë procesit të votimit.

Ndërkohë organizata Demokracia në Veprim gjatë ditës së sotme denoncoi sipas saj se në komunën Skënderaj janë mbushur kutitë e votimit me vota, nga persona të paautorizuar. Lidhur me këtë rast janë dërguar edhe prokurorët e Kosovës për të hetuar për denoncimin në fjalë.

Zgjedhjet e parakohshme pasuan vendimin e parlamentit për t'u shpërndarë në fillim të muajit maj, pas dështimit për të siguruar shumicën e votave për miratimin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ndërkaq edhe televizioni "A1 Report" dhe "Shqiptarja.com" po ndjek dhe përcjell hap pas hapi ecurinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke dhënë informacione të vazhdueshme edhe nga gazetarët tanë të dërguar në Kosovë.

Gazetarja Joniada Koçi , përcjell mendimet e qytetarëve për atë që presin nga këto zgjedhje të parakohshme nga Prishtina.

Share This Video


Download

  
Report form