Rritet numri i fëmijëve që konsumojnë drogë

alsatmtv 2015-08-22

Views 4

Fëmijët e moshës 8, 10 dhe 12 vjet konsumojnë drogë. Këto të dhëna përmban raporti i vitit të kaluar të koalicionit për të drejtat shëndetësore dhe seksuale të grupeve të margjinalizuara. Sipas rezultateve të publikuara, nuk ka trajtim për shërimin nga droga të fëmijë të mitur, ndonëse numri i të miturve deri në 14 vjet që janë të varur nga droga, vetëm në Shkup është 40.

"Në të gjitha institucionet e konfirmuan problemin dhe janë të vetëdijshëm për këtë dhe se nevojitet qëndrim i integruar, por në terren ende nuk shohim hapa konkret për zgjidhjen e problemit edhe pse të gjithë pranojnë se ekziston dhe se nevojitet zgjidhje", deklaroi Natasha Boshkova, përfaqësuese e KDSHSGM.

Sipas raportit, në Shkup ka 3600 persona që drogën e marrin me shiringa ndërsa autoritetet nuk përkushtohen për hapjen e qendrave të reja për trajtim nga varshmëria. Nga Koalicioni i kërkojnë Ministrisë së shëndetësisë të përgatitë protokoll për trajtimin, rehabilitimin dhe risocializimin e fëmijëve që marrin droga. Gjithashtu në raport thuhet se të varurit nga drogat janë të diskriminuar gjatë zgjedhjes së mjekut amë pasi mjekët nuk duan të punojnë me ta. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form