A1Report - basha prezanton projektin e Tramit të Tiranës

Report TV 2015-08-22

Views 3

Pas tre viteve premtime, Tirana duket se do të ketë shërbimin e transportit publik përmes Tramit, i cili funksionon me energji elektrike...por edhe sot është prezantuar projekti...

Kryebashkiaku Basha, në prezantimin e projektit të Tramit, u kujdes të shprehë me entuziamëm që para "mosbesuesve" ia doli të mbajë premtimin e bërë nga koha kur erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës 3 vjet më parë. Ai i kërkoi Kryeministrit Edi Rama të mbështesë projektin për ndërtimin e Tramit, si dhe të tregojë vullnet për realizimin e tij.

Linja e parë do të jetë Kombinat-Kinostudio, e cila sipas Bashës do të përshkohet me Tram në vetëm 24 minuta, por se sa do t'i kushtojë qytetarëve ky shërbim, kjo nuk u bë e ditur gjatë prezantimit të sotëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, tha se kostoja e këtij shërbimi do të jetë 50 lekë, dhe se cmimi i mesatarizuar do të ishte 41 lekë për person përfshirë shërbimin abone, por se si do të përkthehen këto dy shifra në cmimin netto të biletës për qytetarët, kjo mbeti e pakuptuar në prezantimin e projektit. E kostoja e përgjithshme e projektit llogaritet nga 120 milionë euro deri në 155.5 mln euro, me koncension ose me partner publik që është bashkia e Tiranës. Dhe sipas Bashës, bashkia "është që sot gati të nisë zbatimin e këtij projekti të madh".

"Tre vite më parë e premtuam, disa edhe e mosbesuan, por sot kemi mbërritur në projektin e lëvizjes përmes tramit në Tiranë. Tre vite ë parë në garën për kryebashkiak shpalla synimin tim: zhvillimin e qytetit me prespektivë të qendrueshme, 3 vite më parë gjetëm një Tiranë që me shumë urgjencë duhej të gjenin zgjidhje për planin urban zhvillimin ekonomik dhe punëismin. Mungonin studimet ku mund të bazoheshim, por ama kishim dicka thelbësore, vizionin dhe vullnetin. Pjesë e këtij vizioni ishte dhe trami", u shreh kryebashkiaku Basha, njëherësh lideri i opozitës.

Linja e tramit prej 9 kilometra, e papenguar nga trafiku, sipas Bashës do të ulë koston e përgjithshme të transportit në kryeqytet dhe do të ofrojë një shërbim cilësor. "90 mijë pasagjerë në ditë do të mund të udhëtojnë përmes Tramit,"- tha Basha, ndërsa shtoi se në periudhën afatmesme llogariten 186 mijë pasagjerë.

Ai tha se brenda këtij muaji i propozohet Këshillit Bashkiak autorizimin e Bashkisë së Tiranës, për dhënien me koncesion të terminalit multimodal të pasagjerëve, "stacionin që i ka munguar në dekada autobusëve ndërurbanë, trenit dhe tramit, me mbështetjn e ekspertizës më të mirë dhe fondeve të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim".

Share This Video


Download

  
Report form