Lezhë-Arrihet marrëveshja me tregtarët e Lezhës duke i dhënë fund ngujimit të tyre në ambientet e tregut që ishin prej 1 jave. Që prej mesditës së sotme 350 tregtarët kanë nisur të regjistrohen si ambulant në zyrat e Tatim Taksave dhe do te paguajnë një tarifë prej 7 500 lekësh të reja në muaj.
Megjithëse disa kundërshti të vogla, tregtarët firmosën marrëveshjen dhe presin që brenda dy ditëve puna në këtë treg të rinisë sërish.Tregtarët shprehen sërish të pakënaqur me këtë taksë të vendosur pasi sipas tyre është e papërballueshme, por sipas tyre janë të detyruar që të rinisin punën pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.
Tregtarët kishin kundërshtuar me forcë aksionin e tatimorëve për t'i kthyer në biznes të vogel, pasi e konsideronin të pamundur pagesat që vinin si rrjedhojë e regjistrumit pranë QKR-së.
Për të zgjidhur këtë konflikt mes tregtarëve dhe tatimorëve, Bashkia e Lezhës ndërmjetsoi duke afruar një zgjidhje të ndërmjetme. Pas diskutimëve u arrit që tregtarët e tregut të lirë në Lezhë të trajtohen si ambulant, por ndërkohe do të paguajnë për sigurimet, tatimin e thjeshtuar të fitimit dhe tarifën për vendin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/