A1 Report - Shkodër, policia asgjëson 4340 rrënjë kanabis, s'ka të arrestuar

Report TV 2015-08-22

Views 0

Policia e Shkodrës ka asgjesuar 8 parcela të mbjella me kanabis. Sipas policisë 4340 rrënjë kanabis janë asgjësuar në fshatrat Pylaj, Palaj, Brashtë dhe Xhaj, ndërsa ishin mbjellë në toka pa pronarë.

Sasia më e madhe e bimëve ishte mbjellë në fshatin Xhaj, në vendin e quajtur "Bjeshkët e Dragoit" ku u dogjën 1800 rrënjë bimësh narkotike e më pas, 1600 rrënjë në fshatin Palaj për të arritur në 810 rrënjë në Pylaj dhe vetëm 130 në Brashtë.

Policia e Shkodrës ka nisur një aksion të gjerë kundër lëndëve narkotike, ndërsa ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndërkohë asnjë person nuk ka rënë në prangar e policisë, pasi lenda narkotike ishte e mbjellë në tokë pa pronar.

Share This Video


Download

  
Report form