Statusi, Dervishi: Ne humbëm vetë trenin e BE-së të paktën të kapim tramin

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Për analistin e njohur Lufti Dervishi mundësia për marrjen e statusit ishte në dhjetor më e madhe sesa tani në qershor. Duke argumentuar dhe pse Dervisghi thotë se fatjorë jemi ne sepse shpesh kemi bërë të mundur të na ikë treni i Eurpoës dhe tani na mbetet të kapim tramin.
I ftuar mbrëmë në Tonight Ilva Tare, thotë se ne duam të shkojmë në BE, për shkak se aty është një klub i pasur, që të zhvillohemi por e kundërta duhet të ndodhë. "Ne zhvillohemi pastaj integrohemi, le të behemi si Zvicra që e lusin që të hyjë në BE. "



"Gjëndja në Shqipëri ishte më e favorshme në dhjetor sesa në qershor. Lufta politike njuk ishte në këto nivele, problemet nuk ishin këto që janë sheshit si trafiku i lëndëve narkotike,
Rotacioni i qetë i pushtetit, që ishte dhe frika më e madhe. Por ajo që na ka treguar historia tregon se BE dyshon vazhdimisht dhe është i saktë konstatimi se fajtori në të vërtetë duhet kërkuar brenda. Ne kemi 5 vjet që kemi aplikuar për marrjen e statusit, dhe është precedent që t'i të aplikosh të marrësh statusin e vendit kandidat që është simbolikë, dhe nuk do të thotë hapja e negociatave që do të kërkonte procesin minimunin prej dekadave dhe nuk e kemi marrë sepse një vit kishim zgjedhjet, një vit donim të hapnim kutitë, një vit donim të mos hapeshin kutitë, kishim qarkun e Fierit , pastaj dolën ekstremistët.
Kemi arritur të pengojmë vetveten , për të mos folur që rastin më të qartë e kemi pasur në vitet 1996-1997, kur na u ofrua marrëveshja e asocimit në atë kohë, mund të ishim më përpara Rumanisë dhe Bullgarisë.
Në një farë mënyre ne shpesh kemi bërë të mundur vetë që të na ikë treni i Europës , të paktën të kapim tramin. Ne duam të shkojmë në BE ,për shkak se aty është një klub i pasur, që të zhvillohemi. E kundërta duhet të ndodhë, ne zhvillohemi pastaj integrohemi, le të behemi si Zvicra që e lusin që të hyjë në BE. " tha Dervishi.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form