Haradinaj për Ora News: Thaçi të respektojë marrëveshjen e opozitës, 70 % e votuesve i thanë Jo

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tirane- Ramush Haradinaj, i zgjedhur si kryeministër nga marrëveshja postzgjdhore e firmosur nga tre partitë e opozitës i bën thirrje Hashim Thaçit të respektojë dokumentin pasi personifikon votën e qytetarëve, të cilët i kanë thënë JO një qeverie "Thaçi 3".
Ramush Haradinaj duke i quajtur pa vënd komentet për ligjshmërinë e shumicës së re ka folur si kryeministër i Kosovës në një intervistë ekskluzive për Ora News.
"Është një marrëveshje politike opozitare për të ndërtuar qeverinë e vendit. Në emër të tre partive është bërë dhe nominimi i kryetarit të qeverisë dhe jemi marrë vesh për postet e tjera. Nuk kam koment për qëndrimin e PDK-së. Ne shkojmë më tutje drejt konstituimit të Parlamentit dhe më pas qeverisë. Formimi i qeverisë nuk ka telashe, 70 % e qytetarëve të vendit kanë votuar kundër qeverisë së zotit Thaçi dhe në emër të kësaj jemi bashkuar. Kjo është ngjarje e rëndësishme dhe Thaçi duhet ta respektojë" tha Haradinaj në një intervistë telefonike me gazetarin Nertil Agalliu në Ora News.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form