MELBURN- Qyteti i Melburnit është zgjuar me këtë vizion të statujës së famshme të Krishtit në Rio de Janeiro teksa fluturonte mbi qytet, me një mesazh mbështetës për futbollistët australianë që shkruante "#KeepTheFaith".
Mediat e zonës raportuan se grupe të ndryshme fetare nuk ishin shumë të kënaqur nga kjo zgjedhje.
Por në një deklaratë nga kompania e basteve "sportbet.com.au" u tha se duhet të tregoheshin të vetëdijshëm dhe të kuptonin se skuadra e tyre e futbollit ka nevojë për realizimin e ndonjë mrekullie për të fituar qoftë dhe një ndeshje të vetme, ndaj duhet të nxisim fansat të kenë besim tek skuadra jonë kombëtare.
Për realizimin e saj u desh ndihma e shumë inxhinierëve aeronautikë, dizenjuesve dhe rrobaqepësve për pesë muaj me radhë, dhe produkti përfundimtar është kjo balonë më e madhe se vetë statuja e Krishtit në Brazil, është shprehur kompania e basteve.
Balona ishte 46 metra e lartë dhe është realizuar në Britani.