A1 Report - Kupa e Botës "vjedh" romancën në Brazil Shën Valentini kalon në plan të dytë

Report TV 2015-08-22

Views 0

Brazilianët kanë lënë në plan të dytë Ditën e Shën Valentinit duke e festuar atë një ditë para datës së caktuar, për shkak të Kupës së Botës. Futbolli është vënë para Kupidit të Dashurisë ndonëse vendi njihet për pasionin e madh si ndaj futbollit ashtu dhe ndaj femrave. Megjithatë kjo zgjedhje është bërë për të mos penguar festimet e festës që mund të lihej pas dorë prej angazhimit të madh që gjithë vendi ka në vigjilje të pritjes së Kupës së Botës. Një numër i madh biznesesh kanë nisur një fushatë të quajtur "Lëvizja 11" duke ofruar 11% skonto për këdo që do të festojnë festën para ditës së saj zyrtare, kjo për të reduktuar kostot e tifozëve të Brazilit për shpenzimet në Kupën e Botës.

Megjithatë shumë nga bizneset që varen drejtpërdrejt nga dita e Shën Valentinitm ankohen se Kupa e Botës dhe pasionin që njerëzit kanë për futbollin ka ulur romancën dhe njëkohësisht dhe shitjet që në këtë periudhë duhet të ishin në pikën e tyre më të lartë. Një shitëse e quajtur Vania, shprehet se vendosja e festimit të dy ditëve në një të vetme është shumë e komplikuar dhe kjo ka ndikuar më tepër tek festa e Dashurisë pasi të gjithë janë çmenduar pas botërorit të futbollit.
Biznesmenë të tjera thonë se s'mund të ketë vend për Shën Valentinin para zhvillimit të Kupës së Botës dhe se ata janë përgatitur për ta festuar sot festën e dashurisë, pasi nesër vëmëndja do të jetë vetëm për futbollin.
Por ndryshe nga shumica e çifteve të tjera ky çift arkitektësh kanë gjetur një zgjidhje tipike braziliane duke i bërë dhuratë njëri-tjetrit nga një bluze të skuadrës kombëtare të futbollit. "Dita e Shën Valentinit, me një dhuratë për bashkëshorten time, duke festuar Kupën e Botës është gjithçka që mund të pretendojë një i dashuruar", është shprehur Paulo.

Share This Video


Download

  
Report form