TIRANE - Zbulohet një laborator kokaine në në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras. Një superoperacion me bashkëpunimin e strukturave më të rëndësishme në vend dhe në Kosovë ka arritur të sekuestrojë deri më tani mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe makina të blinduara.
Rrjeti i drogës drejtohej nga Gëzim Çela, ish shefi i policisë që megjithëse i arrestuar në vitin 2012 dhe i kërkuar me kartelë të kuqe nga autoritet italiane të cilat e konsideronin "Baron të Drogës" por që autoritet shqiptare nuk e ekstraduan asnjëherë.
A1 Report siguron foton e vilës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, që shërbente si laborator Kokaine, ku banon babai i tij Xhemal Çelës. Gjatë bllokimit nga policia nuk kishte njeri në të. Vila ka disa kulla vrojtimi të sofistikuara. Në banesë janë gjetur 20 bidona aceton që përdoren për përzierjen e drogës dhe 300 litra përzierës.