MIRDITE - Banorët e Qafë-Mollës në Mirditë i rikthehen sërish protestave kundër ndërtimit të HEC-it në këtë fshat.
Banorët nuk kanë lejuar punonjësit e firmës turke 'Ajenas Energy' të vijojnë punën e tyre, teksa shtojnë se nuk janë shpronësuar ende për tokën. Sipas banorëve atye u ishte premtuar se do shpronësoheshin për tokën, ndërsa nuk u mor asnjë masë nga ana e firmës dhe instancave vendore
Në vendngjarje për të normalizuar situtën kanë mbërritur forcat e policisë nga Rresheni, Kurbini dhe efektivë të FNSH nga Shkodra. Banorët vijojnë të këmbëngulin në pretendimet e tyre, teksa shtojnë se do përshkallëzojnë protestat.