A1 Report - Teknologjia ne bujqësi, Gaiani: Mundësitë i keni,ne do ju ndihmojmë

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Italia do të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të ndihmuar bujqësinë vendase në zhvillimin e sektorit përsa i përket rinovimit të teknologjisë dhe mekanikës bujqësore, si dhe tokave të përdorshme për të. Këtë deklaratë e dha ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani në takimin e tij me ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, në konferencën kombëtare "Për një bujqësi konkurruese". Ambasadori Gaiani u shpreh se Italia do ta ndihmojë Shqipërinë në sektorin e bujqësisë, në strukturimin e parcelave, tejkalimin e problemeve sanitare dhe më e rëndësishmja, në rritjen e përdorimit të makinerive teknike bujqësore.

"Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një prodhues i rëndësishëm në Ballkan, madje do thoja dhe në Evropë. Por duhen kaluar disa probleme në parcelizimin e tokave, në tejkalimin e problemeve sanitare dhe ato të kreditimit në Evropë, dhe natyrisht, në një rritje të përdorimit të makinerive teknike. Gjykojmë se në këto 3 aspekte, Italia ka një rol për të luajtur. Italia ka të gjithë potencialin për të qenë partnere e domosdoshme", tha ambasadori Gaiani.

Nga ana tjetër, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh se mekanika bujqësore është një element esencial në bujqësi dhe se për fat të keq, Shqipëria ka probleme me aspektet teknologjike të bujqësisë, një sfidë e cila duhet kaluar në rrugën drejt një sektori të suksesshëm.

Në konferencën kombëtare "Për një bujqësi konkurruese" u diskutua për problematikat, si dhe për investimet e nevojshme në sektorin bujqësor. Ditën e nesërme nis dhe panairi Bujqësisë nga ku do të ekspozohen teknologjitë moderne të mekanikës që vijnë nga firmat italiane.

Share This Video


Download

  
Report form