Korçë, çelet zyra e punës, Rama: Nga kazino u shndërrua në vend që ofron punë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Korçë-Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga minsitri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj përruruan sot në Korçë zyrën e re të punës në një nga bulevardet kryesore të qytetit.
Për kryeministrin Rama "godina e cila sot është një zyrë pune ka një simbolike të veçantë pasi deri dje ishte një kazino ku të papunët linin parate ndërsa sot do të jetë një vend e cili do t'iu ofrojë atyre një vend pune.Hapja e 7 zyrave të reja të punës deri më tani është një gur themeli që në po veme në ngrehinën e punësimit".
Rama tha gjithashtu se vetëm në keto muaj të qeverisjes socialiste janë hapur 32 mijë vende pune çka tregon se qeveria po mban premtimin qe dha në fushatë,shifrat sipas tij nuk janë gënjeshtra pasi mund të verifikohen shumë lehtë nëpërmjet tabelave të sigurimeve shoqërore dhe INSTAT i cili sot nuk varet nga qeveria.
Për ministrin Veliaj zyra e re e hapur në qendër të qytetit ka nje kuptim që është vndosur aty pasi sot punësimi është në qender të debatit publik,dhe këto zyra do të jenë ndërmjetesit më të mirë për të punësuar të papunët sidomos në sistemin privat.
Synimi i qeverisë shqiptare me hapjen e zyrave të reja të punës është punësimi sa më i madh i grave dhe vajzave pikërisht për këtë arsye është trefishuar edhe fondi i vendosur në dispozicion,nëtotal deri tani në t ë gjitha zyrat e reja të hapura në të gjithë Shqiperinë janë hapur 5 mijë vende të reja pune.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form