A1 Report - Durrës,anija e cigareve kontrabandë mban "peng" 2 marinarët ukrainas

Report TV 2015-08-22

Views 5

DURRES - Autoriteti Portual i Durrësit urdhëroi sot në mëngjes transferimin e anijes ERA-1 nga kalata nr 7 në një kalatë inferiore në pjesën lindore të portit detar. Një masë e tillë u mor për të liruar kalatën në të cilën ajo qëndroi e ankoruar për një kohë të gjatë.

Ndërkohë avokati i anijes Idlir Tivari ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me APD të cilit i ka kërkuar lënien të lirë të 2 marinarëve të cilët qëndruan disa javë në bordin e anijes për tu kujdesur për të. APD do të marrë në shqyrtim ditën e hënë çështjen e 2 marinarëve. Lidhur me lirimin e 2 marinarëve, i kontaktuar me telefon kapiteni i porteve Hysni Aruci deklaroi se ditën e hënë do të shqyrtohet kërkesa për të lënë të lirë 2 marinarët. Po sipas tij, predispozita do të jetë pozitive në favor të marinarëve. Një masë e tillë pritet të merret për shkak se pronari i anijes nuk i është pergjigjur kërkesave për ti furnizuar ata me ushqime si dhe për ti dërguar pagat për shërbimet ndaj anijes.Gjatë këtyre ditëve marinarët janë ndihmuar nga donatorë të ndryshëm të cilët i kanë furnizuar me ushqime dhe me ujë.

Anija tregtare "Era-1" me flamur të Tanzanisë u ndalua nga Anti-Kontrabanda në Portin e Vlorës më 17 maj, ndërsa ishte nisur nga Greqia dhe sipas dokumentave, destinacion ishte Mali i Zi.

Share This Video


Download

  
Report form