Veliaj ne Selanik: Jemi qeveri edhe e shqiptarëve që jetojnë në emigracion

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Gjatë një takimi me emigrantë shqiptarë, në Selanik të Greqisë, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u shpreh se qevria shqiptare i ka në qendër të vëmëndjes emigrantët, ndërsa shtoi se shumë çështje kanë gjetur zgjidhje. Veliaj vijoi më tej, ku tha se se ka ende shumë për të bërë.

"Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se jemi qeveri e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e atyre që jetojnë në Shqipëri, por edhe e shqiptarëve që jetojnë në emigracion. Po fillojmë përgatitjet për votën e emigrantëve, por njëkohësisht na duhet të funksionojmë edhe si një agjenci për promovimin e Shqipërisë, sidomos për çështjet e ekonomisë dhe bizneseve që mund të zhvendosen në Shqipëri", deklaroi ministri Veliaj në takimin e zhvilluar në qytetin e Selanikut.

Ndërsa vlerësoi komunitetin shqiptar në Selanik, për kontributin e tyre në fusha të ndryshme socio-ekonomike, Veliaj kujtoi se Shqipëria sot është vendi më tërheqës për të investuar në Ballkan, ndaj duhet ta promovojmë sa më shumë atë.

"Sot Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon, një biznes mund të regjistrohet për 24 orë, si dhe ka një politikë shumë miqësore ndaj biznesit. Ndaj gjykoj se në kushtet ku gjendet Shqipëria, diaspora jonë mund të jetë një agjent i madh e i fuqishëm marketingu për investimet në Shqipëri", tha Veliaj.

Në takimin me ta, ministri Veliaj diskutoi edhe çështjen e transferimit të pensioneve, ku theksoi se sapo janë mbyllur negociatat me Kanadanë dhe janë në negociime e sipër marrëveshjet me shtete të tjera, ndërsa tha se do të bëhen përpjekje të ngjashme edhe për emigrantët, në Greqi.

Share This Video


Download

  
Report form