A1 Report - Të rinjtë orienetohen drejt arsimit profesional të turizmit e ekonomisë

Report TV 2015-08-22

Views 2

LEZHE - Arsimi i mesëm profesional është zgjedhja e duhur për ata që duan të përfitojnë shpejt një profesion të caktuar dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës. Këto avantazhe po u prezantohen nxënësve të shkollave 9 vjeçare në Lezhë dhe prindërve të tyre, të cilët po informohen për mundësitë që krijohen duke ndjekur shkollën profesionale "Kolin Gjoka".

Drejtoresha e kësaj shkolle Rudina Gjoka ka bërë të ditur se promovimi i arsimit profesional shihet me përparsi për Lezhën, kjo për shkak së mundëson kapacitete për sektorin e turizmit dhe ekonomisë, sektor ku është i fokusuar edhe ky rajon.

Mangësitë e dukshme në sektorin e shërbimeve turistike është fakti që prezanton nevojën për profilizimin e shpejtë të të rinjve, në mënyrë që të rritet performanca e operatorëve turistik në këtë rajon.

Share This Video


Download

  
Report form