PD denoncon sërish: Dobrushi, grosisti i drogës në Ministrinë e Rendit

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 17

Tiranë -- Partia Demokratike ka denoncuar sot, të emëruarin e radhës nga Qeveria në Ministrinë e Rendit, Binak Dobrushin, si një "grosist i rrjetit të drogës në Tiranë."

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se "Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë, i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendëshme."

Sipas PD-së, "krandaj kthimi i Shqipërisë në një laborator të madh droge, nuk është një zhvillim rastësor por sepse në administratë, në poste kyçe, janë vendosur persona të arrestuar e të dënuar në të kaluarën për trafik droge.

Emërimi i Dobrushit dhe i të tjerëve me precedent penal, është i qëllimshëm. Provoni të klikoni në google, emrin e këtij personazhi dhe do të shihni dhjetra artikuj të shtypit që flasin për drogën që i kanë kapur, dhe historinë e tij,"- deklaroi Vorpsi.

Share This Video


Download

  
Report form