Një prej të akuzuarve si pjesë e grupit prej 28 personash që kanë qëlluar mbi policinë nën Lazarat mohonë të ketë lidhje me ngjarjen.
Në lidhje telefonike për Ora News, Ali Basha, i liruar nga burgu vetëm një muaj më parë për grabitje, tha se nuk ka dalë nga shtëpia e tij që prej orës 12:00 të ditës së djeshme. Ai kërkoi nga organet kompetente të bëhet drejtësi.
Kam që dje në drekë në shtëpi, nuk jam shkëputur një moment nga familja. Për këtë jam në gjendje të përballem me drejtësinë, me policinë, me shtetin, jam vetë i shtati në familje, kam 100 halle dhe probleme nuk e di kush e ka dhënë emrin tim. Më kanë akuzuar pa të drejtë me gjithë familje dhe përfundimisht kam dalë i lirë në hallin tim. Më kanë akuzuar për një grabitje, më mbajtën 1 muaj në burg dhe më kanë nxjerrë. Kam që dje në orën 12:00 që jam në shtëpi, kam dëshmitarë gjithë lagjen. Në rast se kam qëlluar me armë unë jam i gatshëm të paraqitem përpara organeve që tani. Unë mbaj përgjegjësi për familjen time dhe fëmijët e mi, nuk mbaj përgjegjësi për fshatin. Tani sapo e mora vesh përmes mediave. Unë banoj në Lazarat dhe mbaj përgjegjësi për shtëpinë time. Unë sapo kam mbaruar punë me drejtësinë.