Projekti “Floodis”për parandalimin e përmbytjeve, testimi do të nisë nga Shkodra-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria do të ketë një qasje të re për t?i paraprirë rrezikut të përmbytjeve.
Nga Shkodra, qarku i cili në vitet e fundit ka njohur përmbytjet më të mëdha në Shqipëri dhe ku situata është komplekse do të testohet sistemi i ri ?Floodis?, pjesë e projektit të bashkimit Europian me zyrën e UNESCO, Kryqin e Kuq dhe Emergjencat Civile.
Seminari i organizuar në kryeqendrën e veriut mblodhi sëbashku këto aktorë që janë pjesë e ekipeve të menaxhimit të fatkeqësive natyrore.
Përmes sistemit ?Floodis? ofrohet një platformë e centralizuar dhe gjithëpërfshirëse për grumbullimin, ruajtjen dhe zhvillimin e informacionit rreth rasteve emergjente nga burime të ndryshme, duke përfshirë edhe të dhënat e krijuara nga përdoruesi dhe analizat në rrjete sociale.
Claudio Rossi: ?Projekti ?Floodis? ka të bëjë me një menaxhim të avancuar të përmbytjeve. Ky sistem do të lejojë përfshirjen e qytetarëve dhe krijimin e instrumentave për ta menaxhuar në mënyrë më efikase përmbytjet, duke shpëtguar edhe jetë njerëzish. Ky projekt është funksional në të gjithë Europën?.
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile pranon se vendi ynë ka sfida komplekse në këtë drejtim, por testimi i këtij sistemi hap një kapitull të ri përballë këtyre situatave.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/projekti-floodisper-parandalimin-e-permbytjeve-testimi-do-te-nise-nga-shkodra/

Share This Video


Download

  
Report form