A1 Report - Tahiri përgjigje opozitës për Arben Frrokun: Doni të bëni pis procesin

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka folur për herë të parë për akuzat e opozitës në lidhje me të dënuarin nga Apeli Arben Frroku për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ministri Tahiri tha se nuk ka pasur asnjë tentativë për të nxjerrë jashtë Shqipërisë Frrokun, i cili pas vendimit që Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dha këtë të hënë ndodhet në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar.

Ministri shpjegoi se biznesmeni Frroku ka lënë vendin sipas të gjitha rregullave në një kohë kur nuk ishte i kërkuar, pasi Apeli ende nuk ishte shprehur. Tahiri theksoi edhe një fakt që A1 Report e kishte bërë publik me pare përmes burimeve. Bëhet fjalë për regjistrimin e Frrokut në regjistrin manual kur kanë lënë Shqipërinë dhe jo në sistemin TIMS, pasi ky i fundit nuk punonte.

?Dua të bëj edhe një sqarim për dy deklarata të PD-së lidhur me shtetasin Frroku që është larguar nga Shqipëria, medemek se i hapi rrugën Edi Rama. Pas vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, sipas të cilit shtetasi ishte i pafajshëm dhe si i tillë i lirë, Z. Frroku nuk kishte asnjë ndalim ligjor nga askush për të lëvizur lirshëm në vend e jashtë vendit. Në pikën kufitare në kufin shqiptar, ky shtetas është rregjistruar si të gjithë shtetasit e tjerë, në regjistër manual për shkak se sistemi TIMS nuk funksiononte prej disa orësh. Rregjistri është aty, mund të shihet nga të gjithë, e në qoftë se PD-ja ka ankesë për këtë, mund t?i drejtohet Prokurorisë duke ia kursyer edhe vetes mundimin e deklaratave tërësisht spekulative. Policia ka bërë verifikimin e statusit të shtetasit dhe pasi është verifikuar, është lejuar të udhëtojë. Po kështu është bërë ndalimi edhe në një pikë të kalimi kufitar jashtë Shqipërisë, ku policia e atij shteti ka komunikuar me Interpol Tiranën, e cila pas komunikimit me Prokurorinë e Përgjithshme dhe pas verifikimit, është lejuar edhe atje të kalojë", - tha Tahiri.

Ministri e quajti tentativë për t?i bërë pis zgjedhjet, akuzën e opozitës për përfshirjes së Frrokut në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Pukë.

?Pavarësisht përpjekjes për ta quajtur çështje elektorale është një konfirmim i vullnetit tuaj për të bërë pis procesin zgjedhor?, - u shpreh ministri Tahiri.

Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm nga Apeli pas kërkesës së Prokurorisë, për vrasjen e komisarit të Kombinatit Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS