Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një çift të moshuarish ka rënë pre e grabitësve, ku kryefamiljari është dhunuar barbarisht duke i prerë veshin, ndërsa bashkëshortja është goditur me sende të forta në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuç të Shkodreës në mes të ditës. Kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar ulërimat e të moshuarve dhe më pas kanë bërë njoftimin e policisë.
Dy të moshuarit Fadil Shahini 84 vjeç dhe Sibe Shahini 80 vjeç janë dërguar në spitalin e Shkodrës për mjekim të plagëve të marra.
Sipas informacioneve të marra nga policia, personat në fjalë pasi kanë hyrë në shtëpi kanë goditur disa herë të moshuarit.
Kryeplaku i fshatit Kuç, Kujtim Toka, shprehet se deri më tani ngjarje të tilla në këtë zonë nuk kanë ndodhur, ndërsa sqaron se dy të moshuarit kanë pësuar plagë të rënda në kokë.
Kujtim Toka: ? Kanë fëmijë dhe nipa jashtë prej disa vitesh, këta të dy aktualisht jetojnë vetëm?.
Fqinja: ?Ja kanë këputur veshin gati, krej ja kanë çarë. Bashkëshortja nuk mund të flasë, ishte shumë më keq, i kanë dëmtuar pjesën e kokës?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dhunohet-i-moshuari-grabitesit-i-presin-veshin-godasin-dhe-bashkeshorten/