A1 Report - Vrasja e çekëve, turistët të frikësuar Agjencitë: Anulohen udhëtimet në veri

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Vrasja e dy turistëve çek dy ditë më parë në fshatin Prekal të Dukagjinit do të sjellë pasoja edhe për turizmin malor këtë sezon. Frika si pasojë e asaj që ka ndodhur ka bërë që pushuesit, jo vetëm të huaj por edhe shqiptarë të anulojnë udhëtimet e parashikuara drejt veriut të Shqipërisë.

Drejtues të agjencive turistike në vend konfirmojnë për A1Report se pushuesit i druhen asaj që mund të ndodhë gjatë një udhëtimi për në Theth apo në të gjitha zonat veriore të vendit.

Udhëtimet drejt zonave veriore si në Theth apo në Valbonë janë më të shpeshta nga grupet turistike në këtë sezon për shkak edhe të rritjes së temperaturave dhe krijimit të mundësive për të shijuar më shumë natyrën që ofrojnë këto destinacione.

Jashtë kamerave drejtuesit e agjencive shprehen se pikërisht në vendin ku ka ndodhur vrasja e dy turistëve çek më parë ka patur të tjera raste të grabitjes e të dhunimin të turistëve të huaj apo vendas.

Po ashtu drejtuesit e agjencive turistike shprehen se nga anulimi i udhëtimeve të të huajve drejt veriut, vendi ynë do të ketë humbje në turizëm pasi zakonisht turistët e huaj kur zgjedhin të kalojnë pushimet në Shqipëri i organizojnë ato në formën e një turi duke nisur nga veriu e për të kaluar më pas në jugun e vendit.

Pavarësisht gjithë publicitetit që i është bërë veriut të Shqipërisë për shkak të bukurive natyrore edhe nga mediat ndërkombëtare, duket se ngjarje të tilla si vrasja e dy turistëve çek e zbeh në mënyrë direkte gjithë impaktin e krijuar ndër vite.

Share This Video


Download

  
Report form