Raporti, AI: Refugjatët në Ballkan të rrahur nga policia, të harruar nga Europa-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Refugjatët që largohen nga vendet e tyre për shkak të problemeve ekonomike dhe sociale që hasin në vendet e tyre dhe detyrohen të kalojnë përmes Ballkanit përballen me dhunë dhe keqtrajtime.
Emigrantët që vijnë nga shtete të ndryshme të botës dhe që kërkojnë një vend më të mirë për të jetuar përballen me dhunë dhe mungesë strehimi gjatë lëvizjes së tyre në Ballkan.
Amnesty International ka publikuar raportin ku theksohet se dhuna ndaj migruesve është konstatuar kryesisht në Maqedoni, Serbi e Hungari.
Nga studimi është konstatuar se në kufirin e Maqedonisë me Greqinë dhe në atë të Serbisë me Maqedoninë, refugjatët dhe migruesit zakonisht janë subjekte të dënimeve të paligjshme dhe keqtrajtimeve nga policia kufitare.
Shumë prej tyre detyrohen të paguajnë ryshfete. Një dëshmitar i tha Amnesty International se policia kufitare serbe afër kufirit me Hungarinë, kërcënoi se do të kthejë mbrapsht gjithë grupin nëse nuk paguajnë secili nga 100 euro.
Po ashtu edhe emigrantët që arrijnë në ishujt përballen me kushte të tmerrshme të pranimit.
Refugjatët të cilët janë kryesisht afganë dhe sirianë tregojnë se janë keqtrajtuar fizikisht si dhe u janë marrë paratë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/bota/ai-refugjatet-ne-ballkan-te-rrahur-nga-policia-te-harruar-nga-europa/

Share This Video


Download

  
Report form