Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një familje në Fier thotë se ndonëse nuk i vjen uji i pijshëm në shtëpi, faturat i vijnë rregullisht, dhe madje edhe të mbifaturuara. Por Drejtori i Ujësjellësit Fier, shpjegon se abonenti ka lidhur kontratë vetë 5 vite më parë dhe është debitor ndaj këtij institucioni. Sipas Totajt, çdo debitor duhet të paguajë për ujin e shfrytëzuar.
Një familje në Fier akuzon Ujësjellësin se e ka mbifaturuar dhe madje sipas kryefamiljarit Mina Bare, ndonëse ujin e merr nga një pus që ka hapur në pronën e tij, sërish vazhdojnë t?i vijnë fatura nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime.
Mina Bare: ?10 vjet pa ujë. u prishën linjat e vjetra të stadiumit sepse u rregulluan këto anekset e stadiumit. Kam vajtur me qindra herë për të ma zgjidhur këtë problem, nuk ma kanë zgjedhur deri më sot, faturat i dërgojnë sipas qejfit të tyre?
Por Drejtori i Ujësjellësit, Salarion Totaj, hedh poshtë çdo akuze, ndërsa shpjegon se abonenti ka vetëm 5 vjet që është me kontratë me këtë institucion dhe është debitor në shumën 500 mijë lekë të vjetra, që janë fatura të papaguara ndër vite plus kamatvonesa.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/familja-ne-fier-10-vite-fatura-te-kripura-por-jo-uje-ujesjellesi-debitor/