?Bashkëpunimi do të thellohet falë përmbushjes së disa objektivave të përbashkëta, si fuqizimi i bashkëpunimit, promovimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, fuqizimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit rajonal dhe me gjerë. Vlen për t'u theksuar bashkëpunimi shumëpalësh rajonal me Rumaninë që realizohet në kuadër të disa nismave rajonale?- kështu është shprehur shprehur ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj rumun Mircea Dusa
Dusa ndodhet për një në Shqipëri për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendve tona aleate dhe anëtare të NATO-s, si dhe diskutime për çështje të interesit reciprok.
Kodheli theksoi se Shqipëria do të jetë përkrah cdo vendimi të NATOS-s në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
?Më lejoni t'ju konfirmoj se qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe natyrisht ai i qeverisë shqiptare është i palëkundur përsa i përket angazhimit të Aleancës në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse në kufijtë veriorë të NATO-s. Shqipëria do të jetë përkrah çdo vendimi që NATO do të marrë në mbrojtje të sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë. Lufta kundër terrorizmit do të jetë një luftë e përbashkët betejat e të cilës do ti fitojmë. Gjithashtu konsiderojmë thelbësore edukimin dhe trajnimet e përbashkëta në kuadër të NATO-s, për të ardhmen e Forcave tona të Armatosura. Gjej rastin t'ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në stërvitjen Joint Reaction 2015 këtu në Shqipëri?- u shpreh Ministrja
Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Mircea Du?a, pasi falënderoi znj. Kodheli për ftesën për të vizituar Shqipërinë, theksoi se Rumania dhe Shqipëria janë dy vende anëtare të NATO-s, që ndjekin dhe zbatojnë vendimet që janë marë në kuadër të NATO-s.
Më pas ai vlerësoi me nota pozitive marrëdheniet midis dy vendeve tona si anëtarë dhe aletatë në NATO, duke u ndalur veçanërisht në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në fushën ushtarake, në bashkëpunimin shumë të mirë në lidhje me shkëmbimin e informacioneve, në çështjet e arsimimit ushtarakë dhe trajnimeve të përbashkëta në kuadër të NATO-s. Gjithashtu, Du?a nënvizoi çështjet e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s në interes të sigurisë dhe paqes jo vetëm në rajonin tonë të Ballkanit, por edhe më gjërë. Ministri Mbrojtjes së Rumanisë, Mircea Du?a theksoi se Rumania mbështet rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.