A1 Report - Murgesha çeke në Shkodër: “Një vrasës njollosi traditën shqiptare”

Report TV 2015-08-22

Views 10

Vrasja e dy turistëve cek i bëri shqiptarët të ndihen në faj, pasi ata e konsideruan këtë ngjarje si një njollë e cila cenoi traditat dhe vlerat e kulturës së tyre.

Kështu është shprehur në një intervistë për A1Report Michaela Kubickova murgesha nga Çekia që jeton prej 18-vitesh në Shkodër. Ajo është pjesë e grupit të rregulltarëve në kishën katolike në Shqipëri që prej vitit 1997.

E pyetur për ngjarjen tragjike që tronditi opinion publik, motër Michaela shprehet se kjo vrasje mund të ndodhte në çdo vend të botës, kjo ngjarje nuk duhet të konsiderohet një njollë për vendin tuaj.

Michaela thotë se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka folur në telefon me nënë e saj në Ceki. Në këtë bisedë ajo ka mësuar se në mediat çeke përveç tragjedisë, flitej me habi për solidaritetin e popullit shqiptar dhe faktit se të gjithë e kishin përjetuar këtë ngjarje si një dhimbje personale.

Michaela Kubickova thotë se ne nuk duhet të dyshojmë në veten tonë. Sipas saj është një person, nuk jemi ne.

Share This Video


Download

  
Report form