A1 Report - Gjosha: Qeveria vendos ngritjen e rrjetit të integrimit e të legjislacionit

Report TV 2015-08-22

Views 2

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha pati sot një komunikim me mediat në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për rrjetin e njësive të integrimit europian, dhe rrjetin e njësive të hartimit të legjislacionit. Këto struktura, do të jenë garantet për qasjen që do të ndjekë vendi ynë, në hapat e mëtejshëm drejt Bashkimit Europian.

?Me qëllim rekrutimin e të rinjve më të talentuar dhe profesionistëve më të mirë, qeveria ka parashikuar një trajtim të veçantë financiar për nëpunësit e këtyre njësive. Në këtë mënyrë, do bëhet i mundur krijimi i një ajke të administratës, të stimuluar siç duhet, për një punë cilësore dhe me standarde?, tha Ministrja Gjosha.


Ky vendim i Këshillit të Ministrave shtoi ajo, i jep një shtysë reformës në administratë, si një komponent kyç që do e çojë Shqipërinë drejt integrimit?, tha ministrja Gjosha.

Share This Video


Download

  
Report form