A1 Report - Çfarë do të ndodhë me Greqinë? Emigrantët shqiptarë në udhëkryq

Report TV 2015-08-22

Views 0

Situata e rënduar ekonomike në Greqi ka vënë në udhëkryq edhe shumë emigrantë shqiptarë. Investimi për të ardhmen dhe jeta e krijuar në vendin fqinj prej vitesh është vënë në pikëpyetje.

Për shumë prej shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në qytete të ndryshme të Greqisë, dalja nga euro dhe kthimi tek monedha vendase, dhrahmi, do të thotë fundi i emigracionit për ta dhe nisja e udhëtimit për t?u kthyer në atdhe.

Por, nuk janë të paktë edhe ata shqiptarë që thonë se do të jetojnë atje, pavarësisht asaj se çfarë do të vendoset për Greqinë, kjo për hir të fëmijëve të tyre që ndodhen në shkollat greke. Shumë shtetas shqiptarë tashmë janë integruar plotësisht me jetesën në vendin fqinj njësoj si bashkëqytetarët e tyre grekë.

Ka të tjerë emigrantë që mendojnë se situata e krijuar është thjesht një presion i ndërkombëtarëve ndaj Greqisë, por asgjë nuk do të ndryshojë.

Ankthit të përditshëm të bllokimit të parave në bankat greke, emigrantëve u shtohet edhe frika e moslikuidimit të pagesave për punën që kanë bërë muajt e fundit si dhe humbja përfundimisht e vendeve të punës. Në Kapshticë gjatë këtyre ditëve nuk është vënë re ndonjë fluks në hyrje ?daljet e kalimit kufitar.

Share This Video


Download

  
Report form