A1 Report - Merkel: E duam Shqipërinë në BE, nuk ka ngadalësim artificial

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Kancerlarja gjermane Angela Merkel preku për herë të parë tokën shqiptare në vizitën e saj zyrtare në vendin tonë në kuadër të turit Ballkanik. Me korrektësinë që i karakterizon, avioni qeveritar gjerman u shfaq në qiellin shqiptar në 13.30 minuta.

Në pistën e aeroportit ndërkombëtar kancelarja gjermane Angela Merkel shkeli për herë të parë tokën shqiptare në një vizitë të konsideruar më shumë se historike, ku u prit nga delegacioni i kryesuar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Nën masa të larta sigurie, nisi menjëherë rrugëtimi me një autoveturë historike gjermane nga aeroporti drejt kryeqytetit. Karvani i gjatë i makinave u nis drejt kryeministrisë në pritjen shtetërore për këtë vizitë historike. Një pritje e ngrohtë dhe nga qytetarë të shumtë që kanë që dalë në rrugë.

Në cep të tapetit të kuq që zgjatej në shkallët e kryeministrisë shefi i qeverisë Edi Rama priti qetësisht rrotullimin në sheshin ?Nënë Tereza? të mikes kancelare dhe i uroi mirëseardhjen me një ceremoni zyrtare. E ndërsa ngjiste shkallët drejt sallës ku do të zhvilloheshin takimet zyrtare zonja e hekurt e Evropës i rezervoi një përshëndetje të ngrohtë qytetarëve të shumtë që ishin afruar pjesës së bulevardit mes kuvendit dhe kryeministrisë.

Në 4 orë qëndrimi në Tiranën zyrtare, Merkel u takua kreun e shtetit Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit kokë më kokë e kryeministrin Edi Rama, dhe takimit mes dy delegacioneve, Merkel dhe Rama mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas Merkel u takua me Presidentin Nishani.

Share This Video


Download

  
Report form