A1 Report - Vlahutin: Politika nuk duhet të bëhet pjesë e reformës në drejtësi

Report TV 2015-08-22

Views 0

GJIROKASTER - Politika nuk duhet të bëhet pjesë e reformës në drejtësi që Shqipëria po realizon, pasi kjo, nuk është një reformë politike, por një reformë për ligjin dhe drejtësinë shqiptare çdo t?i hapë rrugë integrimit të Shqipërisë në BE. Ka qenë ky mesazhi që kreu i delegacionit të BE në vendin tonë Romana Vlahutin ka përcjellë nga Gjirokastra, e ftuar në forumin rajonal mbi reformën në drejtësi.

Zonja Vlahutin ndër të tjera ka vënë theksin tek bashkëpunimi i institucioneve të zbatimit të ligjit që duhet të kenë në këtë reformë, ndërkohë që ka shtuar se BE është e lumtur që më në fund edhe përfaqësuesit e opozitës, i dhanë mbështetje kësaj reforme që është e rëndësishme për një vend si Shqipëria e cila aspiron drejt BE.

Reforma në drejtësinë shqiptare mbështetet nga programi EURALIUS. Takimi i sotëm i mbajtur në ambientet e Universitetit ?Eqrem Cabej? në Gjirokastër është ndërmarrë në vijim të konsultimeve publike për komponentët kryesore të dokumentit ?Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri-2015?.

Share This Video


Download

  
Report form